
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sotme, duke rritur me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës. Sipas çmimeve të reja, nafta me pakicë në tregun vendas do të tregtohet me 219 lekë/litri, ndërsa benzina me 196 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.