
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, ku është edhe Ergys Agasi dhe miku i tij Ergys Sota.
Nga kontrollet janë gjetur celularë, por deri nuk ka ende të dhëna se kujt i përkasin.
Ergys Agasi u arrestua pak kohë më parë në lidhje me dosjen hetimore të AKSHI-t, ndërsa një ditë më parë u largua nga detyra Adriatik Kupi, drejtor i përgjithshëm i burgjeve.