
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas largimit të Aleksandër Vuçiçit nga pushteti në zgjedhjet e 25 tetorit. Sipas tij, ndikimi do të ndjehet edhe në Tiranë, pasi Rama që kultivoi një marrëdhënie të afërt me Vuçiçin tashmë ka mbetur "me një këmbë" thotë Sali Berisha. Kreu i PD-së, qartësoi se Shqipëria nuk ka marrëdhënie ndërvarësie me Serbinë, por vetë Rama ndërtoi me Vuçiçin një sjellje si të argatit me padronin e tij.
"Argatin e la të plagosur rëndë, me një këmmbë. Jo se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie ndërvarësie, por se Rama me Vuçiçin kishin marrëdhënie të padronit me argatin" u shpreh Berisha.
Në konferencën për mediat, Berisha nuk la pa kujtuar edhe faktin historik se Partia Komuniste, paraardhëse e Partisë së Punës dhe Partisë Socialiste është themeluar fillimisht si një degë e Partisë Komuniste Jugosllave.