Flash

Banorët e Madridit protestojnë kundër rritjes së ndjeshme të kostove të banesave

Lapsi.al 24 May 2026

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në qendër të Madrid për të protestuar kundër rritjes së ndjeshme të kostove të strehimit, një problem që  prek gjithnjë e më shumë qytetarët në Spanjë, pavarësisht rritjes ekonomike të vendit. Protestuesit me pankarta e slogane që kërkonin “të drejtën për strehim dinjitoz”, ndërsa një prej mesazheve më të spikatura ishte: “Duam fqinjë, jo turistë”, në shenjë kritike ndaj ndikimit të turizmit në rritjen e çmimeve të qirave.

Sipas analistëve, Spanja ka një traditë të fortë të pronësisë së banesave dhe një stok të kufizuar të banesave sociale me qira. Ndërkohë, rritja e kërkesës nga turizmi dhe emigracioni ka shtuar presionin mbi tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht në Madrid dhe Barcelonë. Agjencia Associated Press raporton se kriza e strehimit po kthehet në një nga sfidat kryesore politike për kryeministrin socialist Pedro Sánchez, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin 2027.

Të rinjtë spanjollë thonë se pagat e ulëta dhe çmimet e larta të qirave i kanë bërë banesat thuajse të papërballueshme, duke i detyruar shumë prej tyre të qëndrojnë me prindërit edhe në moshë madhore. Marshimi i sotëm u zhvillua vetëm një ditë pas një tjetër proteste masive kundër qeverisë së Sánchez, në një klimë të tensionuar politike të shoqëruar me akuza për korrupsion dhe pakënaqësi të gjerë publike ndaj ekzekutivit.

Të këshilluara

Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

Jo të gjitha luftërat zhvillohen njësoj. Një arsye për mbijetesën 78-vjeçare të Izraelit, një vend i vogël demokratik në një rajon kryesisht

15:19

Çfarë duhet të dini rreth modeleve të inteligjencës artificiale që po trondisin Uashingtonin

Modelet e inteligjencës artificiale si Mythos i Anthropic dhe GPT-5.5 i OpenAI po avancohen me një shpejtësi të papritur, duke demonstruar aftësi të frikshme për hacking që ekspertët i quajnë një 'ndërrues loje'. Kjo ka vënë në alarm Uashingtonin, ndërsa qeveritë dhe kompanitë po kërkojnë të kuptojnë dhe të mbrojnë rrjetet kritike përpara se teknologjitë të bien në duart e armiqve.

15:08

Meloni dënon sulmin rus në Ukrainë: Do punojmë për një paqe të qëndrueshme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar ashpër sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës civile. Në një deklaratë zyrtare, Meloni shprehu solidaritetin e Italisë me popullin ukrainas, duke theksuar se qytetarët e Ukrainës prej më shumë se katër vitesh po përballen me pasojat dramatike të luftës. […]

14:50

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI