Flash

Alarm në Rumani pasi droni përplaset në një bllok apartamentesh, dyshime tek Rusia

Lapsi.al 29 May 2026

Një dron është rrëzuar mbi një pallat banimi në qytetin Galați në Rumani, pranë kufirit me Ukrainën, në orët e para të së premtes, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr në një apartament në katin e 10-të.

Sipas autoriteteve, rreth 70 persona u evakuuan ose dolën vetë nga ndërtesa, ndërsa dy persona mbetën të plagosur lehtë dhe morën ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Presidenti rumun Nicușor Dan ka thirrur një mbledhje të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare për të njëjtën ditë në orën 11:00, pas incidentit.

Ai e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë” dhe deklaroi se kërkon një përgjigje të koordinuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke theksuar se përgjegjësia i takon plotësisht Russia.

 

“Deklaroj me qartësi absolute se përgjegjësia e plotë për incidentin i takon Federatës Ruse”, u shpreh ai.

Edhe kryeministri në detyrë Ilie Bolojan e quajti ngjarjen një shkelje të re të hapësirës ajrore rumune, duke theksuar se aftësitë e mbrojtjes ajrore janë të kufizuara nga pajisjet ekzistuese.

Ai e dënoi ashpër incidentin, duke e lidhur me luftën në Ukrainë dhe duke thënë se veprimet ushtarake të Rusisë po rrezikojnë sigurinë e vendeve të krahut lindor të NATO.

“Kjo situatë është e papranueshme… Kjo luftë vazhdon të ndikojë në sigurinë e Rumanisë dhe NATO-s. Kërkoj që Rusia t’i ndalojë menjëherë këto veprime”, deklaroi ai.

Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht origjinën e dronit dhe rrethanat e incidentit. 

 
 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI