Flash

Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë

Lapsi.al 8 October 2026

Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.

Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të plagosur. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar me 6 ambulanca të spitalit të Peshkopisë. 

Sipas të dhënave paraprake, 5 prej të plagosurve janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI