Flash

A ishte shkelje zgjedhja e Presidentes së Kosovës? Flet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 7 October 2026

A ishte shkelje zgjedhja e Presidentes së Kosovës? Flet ish-kreu i

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se kalimi i afatit për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk përbën shkelje kushtetuese, përderisa procesi i votimit ka nisur brenda afatit.

Në një prononcim për KosovaPress, Hasani tha se rëndësi ka që procesi të ketë nisur me kohë, ndërsa numërimi dhe shpallja e rezultatit mund të zgjasin edhe disa minuta përtej afatit.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, tha Hasani.

Ai theksoi se Kuvendi nuk konsiderohet i shpërndarë vetëm për shkak të kalimit të afatit, pasi për këtë nevojitet një dekret formal.

“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, u shpreh ai.

Hasani tha gjithashtu se nëse presidenti zgjidhet pas kalimit të afatit të 6 tetorit, kjo do të ishte në të mirë të vendit.

“Bëhet mirë për Kosovën. Sot fitoi Kosova, sepse, në momentin e fundit, vendi fitoi institucionet me mandat të plotë kushtetues”, deklaroi ai. /KosovaPress

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI