
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në Kretë. Sipas të dhënave të para, burri është sulmuar brenda banesës së tij dhe ka marrë dy plagë në bark.
Ai është transportuar fillimisht për ndihmën e parë, ku mjekët kanë arritur t’i ndalojnë gjakderdhjen. Më pas, për shkak të gjendjes së tij, 58-vjeçari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit për ndërhyrje të specializuar kirurgjikale. Policia greke ka nisur kërkimet për një 17-vjeçar, i cili dyshohet se lidhet me ngjarjen. Rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta.