Flash

Apeli zhyt në pasiguri aeroportin e Vlorës/ Investimi miliona euro në duart e 2%

Lapsi.al 19 February 2026
Apeli zhyt në pasiguri aeroportin e Vlorës/ Investimi miliona euro

E ardhmja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është futur sërish në një spirale pasigurie, pasi Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim që, sipas burimeve pranë çështjes, i jep përparësi ortakut minoritar me 2% të aksioneve, duke zgjatur bllokimin e projektit dhe duke lënë në pikëpyetje funksionimin e një investimi strategjik për jugun e vendit. 

Vendimi i fundit bie në kontrast me një qëndrim të mëparshëm të po kësaj gjykate, e cila dy muaj më parë zhbllokoi situatën në favor të aksionerit të shumicës, kompania MABCO Construction, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli. Në atë kohë, Apeli orientoi zgjidhjen drejt respektimit të strukturës së pronësisë dhe vendimmarrjes sipas peshës reale të aksioneve. 

Këtë herë, megjithatë, vendimi i ri ka rikthyer fuqinë e vendimmarrjes në duart e një subjekti që zotëron vetëm 2% të kapitalit, duke e lënë në pritje dhe në praktikë të bllokuar aksionerin që zotëron 98% të kompanisë koncesionare, sipas të dhënave të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. 

98% pronësi, 80 milionë euro investim, por pa kontroll 

Sipas dokumenteve të depozituara më herët dhe të raportuara në mënyrë të përsëritur, MABCO ka investuar deri tani dhjetëra miliona euro në projekt, ka lënë në kolateral prona dhe asete të saj për financimin e ndërtimit dhe rezulton me pronësi të 98% të aksioneve të shoqërisë që menaxhon aeroportin. 

Në praktikë, kjo do të thotë se kompania që mban barrën financiare dhe riskun ekonomik të projektit është sot e privuar nga ushtrimi i plotë i të drejtave të saj si aksioner shumice. 

Deri më sot, nuk është bërë publik ndonjë mekanizëm statutor që të justifikojë një përmbysje kaq drastike të raportit 98% me 2%. 

Ky precedent e zhvendos çështjen nga një konflikt mes ortakësh në një debat më të gjerë mbi sigurinë juridike të investimeve në Shqipëri. 

Një minoritar që bllokon shumicën 

Rasti në fjalë është i pazakontë për praktikën korporative. Një ortak me 2% të kapitalit, 2A Group e lidhur me Valon Ademin, rezulton të ketë arritur të bllokojë vendimmarrjen e një projekti që përfaqëson një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend vitet e fundit.  

Më herët janë evidentuar lidhjet e biznesit mes Valon Ademit dhe Arbër Abazit, ky i fundit i afërt familjarisht me ministren Belinda Balluku. Këto marrëdhënie shtojnë dyshimet mbi sfondin real të konfliktit, pas të cilit qëndrojnë ata që shpërndajnë tenderat dhe koncesionet në vendin tonë. 

Aeroporti i Vlorës është promovuar si projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së jugut. Çdo zvarritje gjyqësore përkthehet në kosto financiare, pasiguri për kontraktorët dhe sinjal negativ për investitorët e huaj. 

Vendimi i fundit i Apelit nuk i jep drejtim përfundimtar konfliktit, por përkundrazi e zgjat atë, duke e lënë të pezulluar ushtrimin efektiv të kontrollit nga aksioneri i shumicës dhe duke shtyrë në kohë çdo zgjidhje të qartë. 

Nëse situata mbetet në këtë gjendje, rreziku nuk është vetëm për MABCO-n si aksioner me 98%, që gjendet përballë një konfiskimi de facto, por për vetë projektin dhe për reputacionin e Shqipërisë si destinacion investimesh.

Pyetja që mbetet pas pozicionimit të gjykatave është thelbësore: Si është e mundur që një investitor që zotëron pothuajse të gjithë kapitalin, që ka vënë në risk dhjetëra miliona euro dhe që rezulton me 98% pronësi të regjistruar, të mos mund të ushtrojë kontrollin e tij, ndërsa një minoritar me 2% të mbajë peng vendimmarrjen? 

Përgjigjia si shpeshherë në Shqipëri nuk duhet kerkuar në klauzolat juridike, por tek konjukturat politike dhe mbi të gjitha, tek mungesa e shtetit të së drejtës. 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI