Flash

Rama kërkesë Trump për Thaçin: Të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin

Lapsi.al 19 February 2026
Rama kërkesë Trump për Thaçin: Të bëjmë

Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për ngjarjet e fundit që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare dhe situatën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama theksoi se gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia kishin qenë më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe, duke shtuar se një moment kyç ishte bllokimi i udhëtimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Trump. “Nën lidershipin e mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia ishin më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe,” deklaroi Rama.

Ai akuzoi drejtësinë ndërkombëtare dhe prokurorët që, sipas tij, janë financuar nga vendet demokratike, duke përmendur se një prokuror i financuar nga taksapaguesit kishte kërkuar një dënim prej 45 vitesh burg për Hashim Thaçin, një kërkesë që shkaktoi tronditje ndërkombëtare. “Një burrë i cili u ngrit kundër spastrimit etnik në një gjykatë që ka dështuar për të respektuar standardet e drejtësisë demokratike,” tha ai.

Rama e quajti këtë proces një shembull të abuzimit të drejtësisë ndërkombëtare, duke përmendur se shumë nga vendet demokratike që janë të pranishme në këtë takim, janë përfshirë në financimin e hetimeve dhe procesit gjyqësor ndaj Thaçit.

Në përfundim, kryeministri i Shqipërisë apeloi për një angazhim të mëtejshëm për të mbrojtur të drejtat e Kosovës dhe të gjithë rajonit, duke i bërë thirrje të gjithëve të veprojnë përpara se të ndodhin “gjëra të këqija”. “Zoti President, le të bëjmë diçka para se gjërat e këqija të ndodhin,” shtoi ai. Rama shprehu falënderime për përfshirjen e Shqipërisë në këtë iniciativë, duke shpresuar që Shqipëria të jetë një vlerë e shtuar në vizionin e Paqes ndërkombëtare të promovuar nga Bordi i Paqes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI