Flash

Operacion antidrogë në Elbasan, në pranga 3 persona

Lapsi.al 11 February 2026
Operacion antidrogë në Elbasan, në pranga 3 persona

Një operacion policor është zhvilluar në qytetin e Elbasanit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në kudër të këtij operacioni mësohet se janë arrestuar 3 persona.

Aksioni është realizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Në automjetin me të cilin po lëviznin 3 personat e arrestuar, janë sekuestruar 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni është shoqëruar me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e rendit dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi duke u futur në një rrugë të pandriçuar në një lagje periferike. Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i plagosur aksidentalisht si pasojë e thyerjes së një xhami, por pa rrezik për jetën. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI