Flash

Korçë, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën

Lapsi.al 11 February 2026
Korçë, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Belorta në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, ku sipas informacioneve rimorkio e kamionit është shkëputur nga era e fortë dhe ka goditur një mjet tjetër në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës.

Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI