Flash

Zbardhet dinamika e përplasjes me armë në berberhanen e Lezhës

Lapsi.al 3 February 2026
Zbardhet dinamika e përplasjes me armë në berberhanen e

Është zbardhur dinamika e përplasjes me armë zjarri në Rrile të Lezhës mbrëmjen e 1 shkurtit, ku sipas pamjeve të kamerave të sigurisë është zbuluar se autorët kishin informacion të saktë për praninë e Merando Nikulajt në berberhane, i cili ishte edhe objektiv i atentatit.

Dy prej autorëve të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, kanë hyrë në sallon, duke çuar më pas në një shkëmbim të fortë zjarri ku mbeti i plagosur gabimisht me 3 plumba në trup pronari i berberhanes, Sokol Daci.

Sipas pamjeve, afrohen pranë berberhanes me dy automjete të ndryshme. Dy prej autorëve shkojnë në berberhane të maskuar me kapuça në kokë dhe në duar mbanin shkopa bejsbolli.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se për t’i neutralizuar, i pari që ka qëlluar me armë zjarri ishte efektivi i patrullës së përgjithshme, Besart Kovaçi 24 vjeç. Pasi janë hasur me të shtënat, autorët e tjerë që qëndronin në dy mjetet kanë qëlluar me mbi 30 plumba kallashnikovi në drejtim të sallonit.

Deri në këtë fazë të hetimit janë identifikuar 3 nga të dyshuarit, Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të cilët janë shpallur në kërkim me akuzën e tentativës së vrasjes.

Po për të njëjtën vepër penale policia ka shpallur në kërkim edhe 21 vjeçarin Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi teksa është larguar nga vendngjarja, është kapur nga kamera e sigurisë duke ecur me vështirësi. Ai dyshohet po ashtu të ketë qëlluar me armë zjarri nga brenda berberhanes.

Policia po ushtron kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur të kërkuarit, por nuk është mundur të bihet në gjurmët e tyre. Ndërkohë me urdhër prokurorie u ndalua efektivi Besart Kovaçi i dyshuar për shpërdorim detyre. Polici 24 vjeçar ndodhej nën shoqërinë e Nikulajt në momentin e ngjarjes.

Shkak i përplasjes me armë dyshohet të jetë bërë një konflikt i ndodhur një vit më parë mes pjesëtarëve të familjes Ndoka dhe Merando Nikulajt. Sherri mes tyre ka ndodhur në muajin mars 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin.

Në atë kohë Merando Nikulaj dhe një kushëri i tij janë përfshirë në një sherr pranë zonës së plazhit, ku familjet kanë hotel. Në atë përplasje, dy të rinj të familjes Nikulaj dyshohet se kanë përplasur me motor dy të rinj të fisit Ndoka, duke çuar më pas në një konflikt fizik, ku janë përdorur shkopinj bejsbolli dhe sende të forta.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI