Flash

Agron Shehaj: Rama po pengon një vendim historik të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 3 February 2026
Agron Shehaj: Rama po pengon një vendim historik të Gjykatës

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në Kuvend se Gjykata Kushtetuese po përballet me një moment historik, ndërsa për herë të dytë ka shtyrë marrjen e vendimit për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Shehajt, fakti që një zyrtare e lartë e qeverisë mund të qëndrojë në detyrë ndërkohë që është nën akuza, e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë një prove të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar një vendim që, sipas tij, do të ishte historik dhe i paprecedent në favor të drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Mundësia kritikoi mazhorancën për sulmet ndaj gjyqtarëve dhe përpjekjet për të zhvendosur vëmendjen publike te çështja e pagave, duke theksuar se problemi real është përballja e qeverisë me një drejtësi që po vepron.

Fjala e Agron Shehaj në Kuvend:

Ndërkohë që ne flasim këtu, është mbledhur Gjykata Kushtetuese. Për herë të dytë ka njoftuar që do të marrë një vendim. Gjykata Kushtetuese për herë të dytë tha: “Do të marrim vendim në lidhje me pezullimin e Belinda Ballukut”. Që do të thotë, një zyrtare e lartë, zyrtarja e dytë më e lartë në qeverinë e Shqipërisë, mund të qëndrojë në detyrë ndërkohë që SPAK-u e akuzon sepse ka vjedhur dhe ka abuzuar me fondet dhe paratë e qytetarëve shqiptarë. Kjo është pyetja e madhe.

Tani, qartësisht, Gjykata Kushtetuese nuk ka rrugë tjetër veçse të jetë me drejtësinë, në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të luftës kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në këtë vend. Ky është një moment historik për të cilin nuk flet askush. Përveçse e keni sulmuar Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un, me këtë punë nuk merreni. Dhe Gjykata Kushtetuese për herë të dytë tha: “Nuk e marrim dot vendimin”. Iku! Edhe sot nuk del vendimi.

Në fakt, vendimi është marrë, por Edi Rama ka marrë peng, po tenton të marrë peng Gjykatën Kushtetuese. Nuk e lejon të marrë vendimin e duhur, vendimin historik, të paprecedent në këtë vend. Që një i korruptuar, një abuzues, nuk mund të qëndrojë në detyrë. Dhe Edi Rama nuk mund ta pranojë këtë gjë dhe po bën çmos që të mos lejojë Gjykatën Kushtetuese të marrë vendimin në favor të drejtësisë, në favor të qytetarëve shqiptarë.

Imagjinoni, çdo ditë del me një kërcënim. Po ta dëgjoni, dje doli e gjithë mazhoranca, të gjithë gazetarët dhe analistët e mazhorancës dhe diskutonin për hallin e madh të shqiptarëve sipas jush, sipas kësaj qeverie: rrogat e gjyqtarëve. Problemi i madh i këtij vendi na qenkan rrogat e gjyqtarëve. Përditë me të njëjtin kërcënim, si nuk ju vjen turp njëherë. Belinda Balluku me një dorë ka marrë 50 mln euro në tunelin e Llogarasë. Si s’ju vjen turp, nuk e kuptoj?!

Tani ju dilni pa pikë turpi dhe thoni rrogat e gjyqtarëve. Aq më tepër që rrogat e gjyqtarëve i keni vendosur ju. Dhe nëse ju doni t’ua ulni rrogën gjyqtarëve, mblidhuni, merrni një vendim dhe ua ulni. Uljani, nëse keni kurajo! Jo me kërcënime, jo me linçime.

E kuptojmë që ju ka kapur një hall i jashtëzakonshëm, sepse politika në Shqipëri nuk ka parë ndonjëherë drejtësi. Për juve ishte e paimagjinueshme që Kryetari juaj i Bashkisë së Tiranës të merrej zvarrë nga zyra dhe të çohej në qelinë e burgut. Për juve ishte e paimagjinueshme që SPAK-u të vijë në Parlament, të dërgojë një shkresë e të vijë këtu e të thotë: “Duam të arrestojmë zv.kryeministren”.

Për ju ishte e paimagjinueshme dhe ju duhet ta ndaloni me çdo kusht këtë gjë! Por duhet ta dini që njerëzit ju duan para drejtësisë. Njerëzit duan që ju të mos vazhdoni të vidhni. Njerëzit janë me drejtësinë, janë me SPAK-un dhe ju nuk keni ça të bëni.

Të këshilluara

Tërmet në Kretë

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në ...

17:22

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI