Flash

PS heq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimin e "Territoriales"/ PD: Vijon presioni

Lapsi.al 3 February 2026
PS heq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimin e

Partia Socialiste vendosi të heqë nga rendi i ditës në seancën e kësaj të marte propozimin e bërë prej saj për zhbërjen e formulës së barazisë mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Reformës Territoriale.

"Darka ka habere të mira. Bazuar në nenin 49, pika 1 e rregullores, kërkoj një ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Administrative Territoriale, në këtë seancë, me shpresën që puna do të rifillojë", - tha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Në krahun tjetër deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi socialistët se vetëm heqja nga rendi i ditës dhe jo tërheqja e projektvendimit është një formë presioni ndaj opozitës.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë, pa ekuivok, jo të mos shqyrtohet, sepse mosshqyrtimi ka brenda shqyrtimin, por kërkesa jonë ka qenë tërheqja. Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë. Nuk kemi pas kundërshtuar”, - tha Boçi.

Në seancë, PD pretendoi se nuk i ka bojkotuar mbledhjet, por se ato janë thirrur nga Arbian Mazniku pa konsensus.

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme, mbledhja thirret në konsultim me kryesinë e komisionit”, - tha bashkëkryetari Luçiano Boçi. Mazhoranca i vuri ultimatum opozitës që ose të merrte pjesë në komision ose do të ndryshonte formulën dhe do të merrte shumicën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Kretë

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në ...

17:22

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI