Flash

Zhdukja e Bleona Matës, dëshmi e re: E sollën në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi

Lapsi.al 21 January 2026
Zhdukja e Bleona Matës, dëshmi e re: E sollën në Vlorë,

Teksa për pak muaj bëjnë 16 vite nga zhdukja e Bleona Mata, një dëshmi ka ngritur dyshime serioze mbi vendndodhjen e vajzës nga Kukësi.

Bleona Mata, e cila humbi më 22 maj 2010, nga mali Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës, sipas një dëshmitari në report tv, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se vajza është në Llakatund të Vlorës.

Ai pretendon se pas tre muajsh në Llakatund, Bleonën e kanë mbajtur për tre muaj në Picar të Vlorës.

“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes… e kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, thotë ai.

Dëshmitari pretenton se vajza është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar, teksa shton se pasi rasti u bë mediatik, vogëlushja e dyshuar si Bleona Matë është larguar nga fshati.

“E kam parë Bleonën me sytë e mi, e kemi parë dhe në televizor. Unë dyshoj se nga frika ata e dërguan në Greqi, pasi ajo familje kishte jetuar edhe më parë në atë shtet”, tha ai.

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga 22 maji 2010, teksa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit.

Nëna e Bleonës prej vitesh ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës, e cila në atë kohë ishte vetëm 6-vjeçe./report.tv

Të këshilluara

Përmbytjet, moti i keq gjunjëzon Greqinë

Greqia është përfshirë sot nga një mot i keq, me ekstremitete temperaturash, reshje shiu dhe dëborë në zona të ndryshme. Qeveria ka shpallur alarmin në të pa...

19:58

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI