Flash

Dalin FOTOT/ Përfundon darka e Ramës me Ivanka Trump, nisen drejt Orikumit

Lapsi.al 21 January 2026
Dalin FOTOT/ Përfundon darka e Ramës me Ivanka Trump, nisen drejt

Ka përfunduar darka e kryeministrit Edi Rama me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, në Vlorë. Ata kanë darkuar në kompleksin "Gjurma" që njihet si pronë e Artur Shehut, një emër i njohur për shkak të përmendjes në afera të paligjshme edhe pse zyrtarisht ndaj tij nuk ka pasur asnjëherë ndonjë padi penale.

Ai ka në pronësi edhe sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit ku pritet të shtrihet projekti i Jared Kushner.

Pas darkës private, Rama dhe Trump janë parë të largohen drejt Orikumit.  Në fokus të bisedimeve të kryeministrit me vajzën e Presidentit të SHBA besohet të kenë qenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës.

Ivanka Trump do të qëndrojë në Vlorë 48 orë. Ajo mbërriti mëngjesin e sotëm dhe do të largohet të premten.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump po zhvillon gjithashtu takime të mbyllura me arkitektë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të projekteve, ku po diskutohet koncepti urbanistik dhe vizioni i zhvillimit turistik të zonës. /LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

Përmbytjet, moti i keq gjunjëzon Greqinë

Greqia është përfshirë sot nga një mot i keq, me ekstremitete temperaturash, reshje shiu dhe dëborë në zona të ndryshme. Qeveria ka shpallur alarmin në të pa...

19:58

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI