Flash

Kushtetuesja/ Vendimi për Ballukun pritet të zvarritet për në Venecia

Lapsi.al 21 January 2026
Kushtetuesja/ Vendimi për Ballukun pritet të zvarritet për

Gjykata Kushtetuese pritet ta zvarrisë akoma më tej çështjen e Belinda Ballukut, zv.kryeministrja që u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por për të cilën Edi Rama kundërshton me pretendimin se i janë shkelur kompetencat si kryeministër.

Një burim i tha Lapsi.al se trupa e Kushtetueses do t'i drejtohet Komisionit të Venecias për një ekspertizë mbi interpretimin e neneve të Kushtetutës sipas ankimit të kryeministrisë.  Kjo është një dredhi e Kushtetueses që lan duart nga vendimi përfundimtar për dosjen "Balluku", një çështje ku duket se përplasen interesat e qeverisë në njërën anë dhe pretendimi i ambasadave perëndimore në anën tjetër.

Gjykata Kushtetuese: Mos na paragjykoni, vendimi për Ballukun s’është marrë ende

Prej javësh tashmë, ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Holandës etj kanë nxitur SPAK, GJKKO dhe Kushtetuesen të shkojnë akoma më tej me çështjen "Balluku".

Duhet thënë se një piruetë si kjo e Gjykatës Kushtetuese, për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias, çon ujë në mullirin e kryeministrit Rama, i cili po kërkon të fitojë kohë deri kur ta shuajë skandalin e Belinda Ballukut duke zvarritur procedurat, për t'iu shmangur një përplasjeje direkte me organet e drejtësisë.

VanHorn takon kryetaren e Kushtetueses dhe jep tjetër mesazh kundër narkotrafikut

Rama e ka shtyrë përtej çdo afati përgjigjen për prokurorët e SPAK që kanë kërkuar autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut, duke e kushtëzuar votimin në parlament me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja u vu në lëvizje që në muajin nëntor, por fillimisht Kolegji e shtyu vendimin që duhej ta merrte trupa e plotë, pastaj trupa e plotë kërkoi më shumë kohë për shkak të volumit të dosjes dhe të mërkurën, burime të Lapsi.al thanë që çështja pritet të shkojë në Komisionin e Venecias për interpretim.

Të këshilluara

Afera "5D", lirohet nga burgu Taulant Tusha

I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Burime të Lapsi.al nga Gjykata e Posacme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë...

18:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI