Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

S'ka të ndalur rënia e Euros: Zbret në minimumin historik

Lapsi.al 21 January 2026
S'ka të ndalur rënia e Euros: Zbret në minimumin historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Në përgjithësi, kursi i këmbimit ka tendencën të shënojë një korrigjim të lehtë në rritje gjatë muajit janar, por këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe në muajin e parë të vitit, Euro ngelet pranë niveleve më të ulëta historike, madje duke prekur një rekord të ri, çka është e pazakontë për këtë periudhë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një situatë e tillë reflekton kërkesën e pakët për Euro në këtë periudhë, kombinuar me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që besohet se e mbajti Euron në nivele të ulëta ishte edhe efekti i munguar i shpenzimeve buxhetore. Në vitet e mëparshme, rritja e shpenzimeve në ditët e fundit të vitit kishte sjellë rritje të shpejtë ofertës së Lekut dhe zhvlerësim të përkohshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ky efekt ishte i papërfillshëm, çka mund të jetë një tregues se shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar nuk u realizuan dot në masën e planifikuar.

Tendencat mbiçmuese e Lekut në kursin e këmbimit me Euron vijoi edhe vitin e kaluar. Vetëm blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e ngadalësuan rënien e kursit Euro-Lek.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Euro u këmbye vitin e kaluar mesatarisht me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Por, ndërkohë, edhe fillimi i vitit 2026 po shfaq një tendencë të mëtejshme të rënies së kursit të Euros. /Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vj...

14:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09