Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Përplasja në gjykata/ Mabco paralajmëron rrezik për kontratat e aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 21 January 2026
Përplasja në gjykata/ Mabco paralajmëron rrezik për

Kompania Mabco Constructions SA, aksioneri mazhoritar me 98 përqind të kapitalit të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., ka dalë me një deklaratë zyrtare publike ku denoncon si të paligjshëm emërimin e Vegim Hoxhës në detyrën e administratorit të shoqërisë. Sipas Mabco, ky emërim është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin shqiptar dhe statutin e vetë VIA-s, pa vendim të rregullt të Asamblesë së Ortakëve dhe nga një ortak minoritar që zotëron vetëm 2 përqind të kuotave.

Në deklaratë theksohet se Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Mabco dhe ka vendosur masë sigurimi, duke kufizuar kompetencat e Vegim Hoxhës deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

E pandehura Balluku futet në Aeroportin e Vlorës/ Palë me pakicën 2% të Valon Ademit

Kompania zvicerane paralajmëron publikisht të gjitha palët e treta se çdo kontratë apo akt juridik i firmosur prej tij në emër të VIA-s konsiderohet i pavlefshëm, duke shtuar edhe një tjetër kapitull konfliktual në sagën juridike dhe institucionale të aeroportit të Vlorës.

DEKLARATË PËR SHTYP

LUGANO, ZVICËR - Mabco Constructions SA, në cilësinë e ortakut mazhoritar që zotëron 98% të kapitalit të shoqërisë Vlora International Airport – VIA sh.p.k (“VIA”), ndjen detyrimin të informojë opinionin publik dhe të gjitha palët e interesuara, lidhur me situatën juridike të krijuar nga emërimi i paligjshëm i z. Vegim Hoxha si administrator i VIA-s.

Mabco Constructions SA sqaron se z. Vegim Hoxha nuk gëzon dhe nuk ka gëzuar në asnjë moment statusin e administratorit të ligjshëm të VIA-s. Emërimi i tij është bazuar në një vendimmarrje tërësisht të pavlefshme, e marrë në mungesë të një vendimi të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të VIA-s, e cila nuk është thirrur, njoftuar dhe zhvilluar në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar. Konkretisht, ky vendim është marrë në mënyrë të njëanshme nga ortaku tjetër i VIA-s, shoqëria 2A Group sh.p.k., e cila zotëron vetëm 2% të kuotave të kapitalit, në një juridiksion ku ligji parashikon shprehimisht një kuorum minimal prej 30% të kapitalit për emërimin e administratorit.

Përballë kësaj shkeljeje serioze të ligjit, Mabco Constructions SA ka ushtruar të gjitha mjetet juridike të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, duke depozituar kërkesëpadi për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të paligjshëm të emërimit të z. Vegim Hoxha, si dhe duke kërkuar vendosjen e masës së sigurimit të padisë. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me vendimin nr. 1169, datë 19.12.2025, në zbatim të të cilit z. Vegim Hoxha nuk është i autorizuar të ushtrojë kompetenca të plota administrimi, por vetëm veprime strikt të kufizuara dhe të përcaktuara shprehimisht nga gjykata, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Në këtë kuadër, Mabco Constructions SA informon dhe paralajmëron çdo palë të tretë se:

• Z. Vegim Hoxha nuk është i autorizuar në mënyrë të rregullt ligjore të përfaqësojë shoqërinë VIA sh.p.k. apo të lidhë kontrata në emër të VIA. Vetë Statuti i VIA-s kërkon specifikisht miratimin e ortakëve të saj për çdo veprim të administratorit;

• Çdo akt, kontratë apo veprim juridik i ndërmarrë apo që do të ndërmerret në të ardhmen prej z. Vegim Hoxha në emër të VIA-s është dhe do të konsiderohet nga Mabco si prima facie i pavlefshëm dhe Mabco do të ndjekë të gjitha mjetët dhe rrugët ligjore për mbrojtjen e interesave të saj dhe të VIA-s;

• Çdo palë e tretë që hyn në marrëdhënie juridike me VIA-s të përfaqësuar nga z. Hoxha, e bën këtë duke marrë përsipër rreziqet sa më lart në mënyrë të plotë.

Kjo deklaratë synon të garantojë transparencë, siguri juridike dhe korrektësi në marrëdhëniet me të gjitha palët e interesuara.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vj...

14:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09