Flash

Berisha: Shqipëria është nën pushtetin e krimit

Lapsi.al 21 January 2026
Berisha: Shqipëria është nën pushtetin e krimit

Pasi bëri një pasqyrë të arritjeve të Partisë Demokratike kur ishte në pushtet, kryedemokrati Sali Berisha denoncoi qeverisjen e Edi Ramës se solli kirmin në politikë, duke manipuluar pluralizmit, dhe duke zhdukur votën e lirë.

Ai theksoi se Partia Demokratike, megjithë sulmet dhe përpjekjet për të zhdukur atë, ka qëndruar e palëkundur në mbrojtje të të vërtetës dhe votës së lirë, duke sfiduar manipulimet elektorale dhe ndërhyrjet e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Sipas Berishës, kjo betejë është një moment historik vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mbi të gjitha, Shqipërinë që renditej në vendet, në grupin e vendeve më të varfra, e nxorrëm të renditur në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Besnikë të idealeve tona, ne humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë. Pra, u qëndruam vlerave dhe parimeve. Sot, çfarë ka ndodhur? Sot, në pushtet, partia e krimit. Nuk mund të ketë emër tjetër partia në pushtet përveçse parti-krimi. Në fakt ajo ka lidhje me krimin. Në fakt ajo është rritur me gjakun e shqiptarëve të ndershëm, në luftë civile. Në fakt ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Dhe sot, sot ajo më shumë se kurrë në historinë e saj, vjedh shqiptarët dhe poshtëron kombin shqiptar.

Miq, në diktaturën e narko-horrave votohej me dajre dhe daulle, dihet. Frika që kishte mbjellë patronazhisti që shpërndante tre muaj para zgjedhjeve, nga pallati në pallat, mbi terror, dhe njerëzit shkonin votonin automatikisht për kandidatin që s'duhej. Po sot? Ku jemi? Sot ne jemi përsëri një diktaturë. Një diktaturë e cila dallon nga e para. Ku dallon? E pranon pluralizmin. E para e kishte të ndaluar me kushtetutë. Kjo nuk e ka të ndaluar me kushtetutë, përkundrazi, kushtetuta sanksionon rend demokratik. Por kjo e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet. E shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet dhe pluralizmin e shndërron të pavlerë, e shndërron në fasadë.

Edi Rama realizon këtë nëpërmjet, nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë. Nëpërmjet propagandës së tij, se farsat janë votë, se farsat janë zgjedhje. Nuk ka demokrat e demokrat. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, nga njëra anë, nga njëra anë ky armik i votës së lirë zgjedhje nuk bën, ose bën zgjedhje farsë një lloj si paraardhësit e tyre. Nga ana tjetër, të gjithë altoparlantët e mediave, 42 mercenarë të fjalës së lirë, shpërndahen çdo natë për t'u thënë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, se opozita humbet zgjedhjet. Për të mbrojtur një mashtrim të pa, të pakufijshëm.

Por, kësaj here nuk eci. Kësaj here falë punës që u bë nga ju, qëndrimit që u mbajt, jo. Ai u sul si bandit dhe donte me çdo kusht të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Dështoi me turp. Përkundrazi, ato raporte do t'jua mbledh vetëm me dy fjali. Në Këshillin e Europës rekomandimi ishte që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që zgjedhjet në Shqipëri janë si në monizëm. Shteti me të gjithë fuqinë e tij në garë, partitë me mundësitë dhjetëra herë më të pakta në garë. Kurse në Parlamentin Europian, kryevëzhguesi i zgjedhjeve nga ai parlament deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

A i keni dëgjuar ju këto media të shpërfytyruara të flasin një herë për ndërhyrje, për rolin e tmerrshëm të krimit të organizuar? Tepër rrallë. Nuk mund të mohohet. Por kartelet e drogës nuk kanë si mision kryesor fushatë farse elektorale të qeverisë së krimit. Kthehem dhe njëherë, ne, parti e të vërtetave. Kësaj here, pavarësisht nga kalvari që kaluam, më i pamerituari, më qesharak, ai kalvar që kaloi Partia Demokratike ia vlen të bëhet, të bëhet skenari i një prej filmave më oruellian që mund të dalë. Po pse? Se mbronim të vërtetën.

Të këshilluara

Afera "5D", lirohet nga burgu Taulant Tusha

I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Burime të Lapsi.al nga Gjykata e Posacme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë...

18:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI