Flash

Ku darkuan Edi Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë

Lapsi.al 21 January 2026
Ku darkuan Edi Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë

Kryeministri Edi Rama gostisi Ivanka Trump, vajzën e Presidentit të SHBA, Donald Trump me një darkë mbrëmjen e së mërkurës gjatë vizitës së shkurtër të saj në qytetin e Vlorës.

Të shoqëruar edhe nga persona të tjerë Trump dhe Rama kanë darkuar në resortin “Bojo” duke tentuar të mbajnë larg kamerat e mediave. Nuk dihet se çfarë kanë konsumuar, por herën e fundit që Ivanka Trump ishte në Vlorë ajo shijoi gatime peshku.

Besohet se pjesë e bisedës ka qenë edhe projekti i shumëpërfolur që çifti Kushner-Trump synojnë të ngrenë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

LEXO EDHE: “New York Times”: Pakënaqësi për projektet e familjes Trump në Shqipëri

Pas darkës që ka zgjatur mbi 2 orë Rama dhe Ivanka Trump janë parë duke dalë të qeshur. Në largim Rama e ka ftuar Ivanka Trump në makinën e tij për t’u larguar drejt Orikumit.

Mësohet se vajza e kreut të Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në një hotel në zonën e “Lungomare 2”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga moti i keq në Greqi

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithash...

20:30

Aksident i katërfishtë në Lezhë

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej...

19:24

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI