Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e Jurida Bajraktarit

Lapsi.al 20 January 2026
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e Jurida Bajraktarit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 20 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari. Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërsa subjekti i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet dhe kërkimin e ankimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme në aspektin profesional, si dhe faktin se subjekti kishte aplikuar për pozicionin që mban, pa përmbushur kriterin e vjetërsisë në punë. Megjithatë, shkaqet nuk u gjetën penalizuese nga Komisioni, që vendosi më 20 korrik të vitit 2022 pezullimin nga detyra të Bajraktarit dhe detyrimin e saj për të kryer trajnim një vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit më vonë më 25 shtator 2023, bazuar në rezultatin “mirë”, të arritur në përmbyllje të trajnimit, KPK vendosi të konfirmojë në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Vendimarrja e KPK u ankimua Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se mangësitë profesionale të evidentuara janë të tilla që nuk mund të korrigjohen as nga trajnimi pranë Shkollës së Magjistraturës. Në shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja për aplikimin për pozicionin e ndihmëses ligjore, kur ajo nuk përmbushte kriterin ligjor të eksperiencës prej 7 vjet punë, pasi kishte arritur të dokumentonte vetëm 3 vjet e gjysmë punë si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe për deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë.

Njësoj, edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi të martën se, ndryshe nga sa ka konkluduar KPK, mangësitë profesionale të konstatuara nuk mund të korrigjohen me trajnimin në Shkollën e Magjistraturës. Ai vërejti se ka mungesa të akteve për punën e subjektit dhe se kjo është situatë e vazhdueshme.

Përfaqësuesja ligjore e Bajraktarit, avokatja Romina Zano vërejti se, vlerësimi i veprimtarisë profesionale kërkon një analizë të plotë të volumit të punës së kryer, të përmbajtjes së relacioneve të përgatitura, mënyrës së organizimit të punës, si dhe të rrethanave konkrete në të cilat është ushtruar funksioni. Ajo konstatoi se subjekti ka punuar gjithsej 1127 çështje, që e tejkalon ndjeshëm normën e përcaktuar për ndihmësit ligjor. Sipas Zanos, tejkalimi i normës nuk është thjeshtë element sasior, por dëshmon dhe aftësinë për të organizuar punën në mënyrë efektive, respektimin e afateve procedurale, si dhe për të përballuar presionin e një ngarkese të lartë gjyqësore.

Zano parashtroi se, mungesa e një dokumentimi formal apo të një sistemi të posaçëm regjistrimi të punës së ndihmësit ligjor, nuk mund të përbëjë mangësi të subjektit. Ajo konstatoi se legjilsacioni nuk parashikon ndonjë mekanizëm për dokumentimin dhe arkivimin e relacioneve apo të materialeve të tjera përgatitore të ndihmësit ligjor. Sipas saj, në praktikën e punës, relacionet e përgatitura nga ndihmësi ligjor i vihen në dispozicion gjyqtarit, por nuk bëhen pjesë e dosjes zyrtare gjyqësore.

Braho konstatoi se Bajraktari nuk përmbushte kriterin ligjor për t’u punësuar si ndihmëse ligjore dhe megjithatë ka aplikuar dhe ka pranuar të ushtrojnë funksionin në sistemin e drejtësisë, pa përmbushur kriteret specifike ligjore për përvojën profesionale. Sipas tij, kjo rrethanë përbën sjellje jo të përshtatshme dhe cenim të etikës profesionale.

Avokatja Zano deklaroi se ky pretendim në ankim nuk qëndron as në planin faktik dhe as në atë juridik. Ajo argumentoi se përvoja profesionale e dokumentuar dhe e administruar në dosjen e rivlerësimit, së bashku me formimin e detyrueshëm njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, përmbush kriterin e formimit profesional. Sipas Zanos, ligjvënësi ka pranuar parimin se formimi profesional nuk është i kufizuar vetëm në përvojën paraprake, por konsolidohet dhe plotësohet përmes trajnimit të detyrueshëm institucional.

Në vijim, Zano parashtroi se, sipas jurispudencës së KPA-së, etika profesionale lidhet me integritetin personal, me ndershmërinë në ushtrimin e funksionit, me respektimin e ligjit dhe të detyrimeve funksionale, si dhe me sjelljen dinjitoze në marrëdhëniet profesionale. Sipas saj, etika profesionale nuk lidhet dhe nuk mund të lidhet me interpretimin që administrata i bën kritereve formale të punësimit. Po ashtu, u evidentua se nuk ka asnjë pretendim për fshehje të të dhënave apo paraqitje të deklarimeve të pavërteta në procedurën e punësimit.

Zano vërejti se punësimi i subjektit është kryer në përputhje me procedurat e aplikuara në atë kohë dhe se nuk ka pasur asnjë kontestim për një periudhë mbi dhjetëvjeçare. Zano tha se cilësimi kësaj situate si cënim etik, do të përbënte një shkelje flagrante të parimit të sigurisë juridike, duke argumentuar se marrëdhëniet juridike të konsoliduara në kohë nuk mund të vihen në diskutim nëpërmjet interpretimeve të reja apo rivlerësimeve retrospektive që nuk mbështeten në fakte të reja apo në ndryshime të kuadrit ligjor.

Avokatja Zano shtoi se, vetëm rastet e mashtrimit, të fshehjes së qëllimshme të të dhënave, të deklarimeve të rreme apo të sjelljes së kundërligjshme në procedurën e punësimit janë konsideruar si shkelje etike që justifikojnë masa të rënda në procesin e rivlerësimit. Por, sipas saj, në këtë rast nuk egziston asgjë e tillë.

Për pasurinë, Braho konstatoi mosdeklarimin e një konrtate kreditimi të vitit 2016, të nënshkruar nga bashkëshorti i subjektit. Po ashtu, ai evidentoi edhe mosdeklarimin e një kontrate qiraje po të vitit 2016.

Sipas Brahos, në vlerësimin tërësor të çështjes, konkludohet se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe duhet të shkarkohet.

Avokatja Zano pohoi se nuk qëndronte pretendimi lidhur me mosdeklarimin e kontratës së kreditimit, duke argumentuar se bashkëshorti i subjektit e ka nënshkruar në cilësinë e dorëzantësit e jo të kredimarrësit. Ajo shpjegoi se kredia ishte marrë nga nëna e bashkëshortit të subjektit, për qëllime biznesi personal. Po ashtu, solli në vëmendje se bashkëshorti Bajraktarit nuk kishte përfituar asnjë vlerë ekonomike dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me aktivitetin për të cilin është marrë kredia.

Sipas Zanos, detyrimi i dorëzanësit aktivizohet vetëm në rast të mosshlyerjes nga kredimarrësi dhe nuk përbën detyrim financiar personal që rrjedh nga vullneti për të përfituar ekonomikisht. Për rrjedhojë, u pretendua se kjo kontratë kreditimi nuk plotëson kushtet për të qenë objekt deklarimi në deklaratën veting, pasi nuk ka ndikuar në gjendjen pasurore, si dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e funksionit të subjektit si ndihmëse ligjore,

Për shkakun mbi mosdeklarimin e kontratës së qirasë, Zano tha se ajo ishte revokuar brenda një kohe të shkurtër dhe se nuk ishte kryer asnjë pagesë qiraje. Sipas subjektit, një kontratë e paekzekutuar, e shuar në fazë embrionale dhe pa asnjë pasojë financiare, nuk përbën detyrim të deklarueshëm.

Në përfundim, Zano deklaroi se Komisioneri Publik nuk ka paraqitur asnjë provë të re për të rrëzuar vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari.

Kolegji vendosi shtyrjen e seancës më datë 27 janar, në orën 09:00, kur palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare./ BIRN

Të këshilluara

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e...

21:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09