Flash

"He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos"/ Dalin bisedat e policëve në WhatsApp

Lapsi.al 20 January 2026
"He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos"/ Dalin bisedat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të policisë, mes tyre një i RENEAS-s dhe një civili, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet e Elbasanit dhe Korçës. Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive.

Ndërkohë janë publikuar edhe mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë, konkretisht sms në “WhatsApp”mes personave nën hetim E.P. dhe I.T., ku kanë rezultuar komunikime me përmbajtje organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit. Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara, basteve sportive.

Pjesë nga mesazhet:

Polici me inicialet E.P.: He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove

Polici me inicialet R.T: Iken 200 mij lek

Polici me inicialet E.P.: naj ndeshje te sigurt

Polici me inicialet R.T: Argjentina 2/3plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim te qet at %

Polici me inicialet E.P.: Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina

Polici me inicialet R.T: Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma

Polici me inicialet E.P.: Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit

Polici me inicialet R.T: Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji

Polici me inicialet E.P.: jam te i marr borxh 1 milion

Polici me inicialet R.T: ti je pronari nr1

Polici me inicialet E.P.: ej neser duhet me dorzu leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: kshuqe po erdhe te pijm kafe… Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un

Polici me inicialet R.T: thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve

Polici me inicialet E.P.: ok se i them un per kte nuk a problem

Polici me inicialet R.T: por per leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: A i ka cu?

Polici me inicialet R.T: Iliri

Polici me inicialet R.T: ke edhe ti 1 mili e 50

Polici me inicialet E.P.: 1 miljon o jet

Polici me inicialet R.T: 50tshja esht e ktij muji

Polici me inicialet E.P.: 50 jan te mujit

Polici me inicialet R.T: qe kena hy … e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion

Polici me inicialet E.P.: pasneser duhet me qu leket e llotos

Polici me iniciale E.P: Degjo te faqja qe je menager. Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet

Shtetasi me iniciale I.T: Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon. Jane 932 gjithsej

Polici me iniciale E.P: 466 i do ai djali

Polici me iniciale E.P: Un e ti kemi nga 233

Shtetasi me iniciale I.T: He mo vlla a fole per lekt

Polici me iniciale E.P: Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen

Shtetasi me iniciale I.T: Esht blloku linku i faqes

Polici me iniciale E.P: Po te hap nje tjetër

Mes personave që është ndërmarrë masë sigurimi janë punonjësit e policisë:

1.Denis Sinani shef krimesh në Komisariatin e Devollit

2.Ersit Dogra me detyrë trupë shërbimi operacional pranë seksionit special të ndërhyrjes Taktike në njësinë special “RENEA”.

3.Enea Kapllani ndihmës specialist në postën kufitare të Morinës

4.Aldi Molla përgjegjës Turni pranë stacionit policor Morinë

5.Gezim Beqiraj ndihmës specialist dhe kontrollor në pikën kufitare të Morinës

6.lir Tafaj qytetari që kishte lloton në Elbasan.

Të këshilluara

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e...

21:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI