Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Berisha: Jemi komb në zhdukje! 700 mijë të rinj ikën në 10 vite

Lapsi.al 20 January 2026
Berisha: Jemi komb në zhdukje! 700 mijë të rinj ikën në

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me demokratët, kësaj here në degën e kësaj partie në njësinë numër 4 në Tiranë. Berisha në fjalën e tij theksoi shifrat alarmante të largimit të shqiptarëve gjatë viteve të qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Ai nënvizoi se jemi në një diktaturë të bandave, më e rrezikshmja nga të gjitha llojet.

"Vij sot te ju në një moment jashtëzakonisht të veçantë për PD opozitën, por edhe për vendin. Vij në një moment kur PD dhe opozita ndodhet para provës më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Para provës së përmbushjes së misionit të saj, shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që është një regjim diktatorial. Jo i llojit totalitar që nuk pranon asnjë lloj opozite, i llojit totalitar që e pranon pluralizmin por e shtyp atë.

Në të dy rastet pushteti është në duart e një njeriu. Kush i ka studiuar ka gjetur se më e keqja e të gjitha formave është jo ajo që e mbush vendin me burgje, kampe. Por ajo e diktaturës së bandave. Nuk ka asnjë rregull, asnjë ligj. Nuk respekton asnjë normë. Asnjë standard. Ajo vërtetë në dallim nga e para nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën. Largon njerëzit sa asgjë tjetër nga Shqipëria dhe vendi.

Nga viti 2014, në 2023, vetëm në Shengen kanë emigruar 1 mln e 100 mijë shqiptarë. 700 mijë të rinj. Rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë në Shqipëri. Dhe ne pakësohemi, pakësohemi. Në atë shkallë saqë që të gjithë nga OKB, dhe çdo tjetër shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje. Që sot kanë lindur atë numër fëmijësh që lindte 100 vite më parë.", tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09