Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

BIRN: Zvarritja e vendimit për Ballukun është "standard europian", sipas qeverisë

Lapsi.al 20 January 2026
BIRN: Zvarritja e vendimit për Ballukun është "standard

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro.

Por për ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, sjellja e Kuvendit tregon ‘një sjellje europiane’ dhe nuk cënon reformën në drejtësi.

“Që në momentin kur kryeministri i një force politike vë re që se ka një mësymje të një pushteti tjetër në kompetencat e pushtetit që ai drejton dhe i drejtohet gjykatës, nuk anatemon dhe nuk shantazhon në mënyrë vulgare personale familjare prokurorin e strukturës, por drejtohet tek arbitri shtetëror që është gjykata. Unë këtë e quaj europianizim dhe konsolidim të reformës në drejtësi, sepse do të flasin institucionet,” - tha Gogu të martën në përgjigje të pyetjes së BIRN.

Gogu i bëri komentet gjatë një konferencë për mediat, ku i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, folën për hapat që po ndjek qeveria në përafrimin e legjislacionit në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas Gogut, Kuvendi do të presë që të zgjidhet konflikti gjyqësor mes Kryeministrit dhe Gjykatës së Posaçme para se të shprehet për kërkesën e SPAK, duke iu referuar çështjes për masën tjetër ndaj Ballukut e cila shqyrtohet me 22 janar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur institucionet respektojnë afatet e njëri-tjetrit, pavarësinë e njëri-tjetrit dhe kur ‘ndeshjen’ proceduriale para gjykatave e bëjnë pikërisht për të bërë këtë gjë, ky është europianizim dhe institucionalizim dhe nuk e cënon fare reformën në drejtësi, përkundrazi i shton një element tjetër sigurie,” pretendoi ai më tej.

SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për zbatimin e një mase të re ndalimi ndaj Ballukut bashkë me një dosje voluminoze hetimore ndaj saj, por pas një mbledhjeje të ndërprerë në mes të Këshillit për Mandatet, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi refuzoi kërkesat e anëtarëve të opozitës për mbledhjen e këtij këshilli duke e lënë shqyrtimin e kërkesës pezull.

Balluku u mor e pandehur në tetor për Tunelin e Llogarasë, ndërsa më vonë ndaj saj u shtuan akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe për Unazën e Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme, GJKKO, vendosi masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit dhe pezullim nga detyrat ekzekutive si Zv.kryeministre dhe ministre e Transporteve dhe Energjisë, masë e cila u ankimua nga kryeministri Edi Rama në Kushtetuese si ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve është lajmëruar në datën 28 janar. /Reporter.al

Të këshilluara

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e...

21:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09