Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Opozita protestë kundër Belinda Ballukut/ Berisha: Të gjithë jeni Lubia!

Lapsi.al 19 January 2026
Opozita protestë kundër Belinda Ballukut/ Berisha: Të gjithë

Sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit.

Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në sallë.

Gjatë fjalës së tij në videolive, Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu drejtuar:

“Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD iu referua drejtpërdrejt zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke deklaruar:

“Zv/kryeministrja Balluku është në Kongresin e SHBA-ve dhe ju jeni Ballukë të gjithë. Asaj dhe kryeministrit Edi Rama potencialisht nuk po u hiqni imunitetin”. Sipas Berishës, qëndrimi i mazhorancës përbën mbrojtje politike dhe cenon parimet e shtetit të së drejtës.

Opozita ka këmbëngulur prej ditësh në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, me qëllim hapjen e procedurave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas opozitës, kërkesa lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, për të cilat pretendohet se Balluku është marrë e pandehur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI