Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Nga pezullimi i vizave te Bordi i Paqes, Shqipëria në majat imagjinare të Ramës

Lapsi.al 17 January 2026
Nga pezullimi i vizave te Bordi i Paqes, Shqipëria në majat imagjinare

Me një eufori, thuaj se Trump po legjitimonte qeverisjen e tij, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka marrë një “ftesë personale” nga presidenti Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë ndërkombëtare të ideuar prej tij. Kryeministri Rama, ky paqeruajtës global, e ngriti Shqipërinë në një “majë krejt të paimagjinueshme”, e ktheu në një vend të respektuar botërisht si asnjëherë më parë.

Nëse do e lexojmë këtë lajm motamo siç e shkruan Rama, të krijohet përshtypja se Tirana është kthyer në kryeqendrën e vëmendjes së Amerikës. Ndërkohë, në realitet, ky bord do ketë aq shumë emra dhe aq pak ndikim konkret, sa ftesat copy-paste të dërguara nga Uashigtoni zyrtar të kujtojnë dekoratat e pafundme që shpërndante dikur ish-presidenti Ilir Meta.

Ironia është se kjo “ftesë historike” vjen në një kohë kur marrëdhëniet reale Shqipëri–SHBA nuk janë as miqësore e aq më pak të lavdishme siç paraqiten në rrjetet sociale.  Pak ditë më parë, SHBA ka ngrirë aplikimin për viza për Shqipërinë, një goditje që ekspozoi qartë hendekun mes propagandës zyrtare dhe realitetit. Kjo pjesë, natyrisht, mungon në narrativën rozë të kryeministrit.

Rama flet për partneritet strategjik me SHBA-në sikur të ishte një marrëdhënie personale, ku çdo gjë kalon përmes telefonatave dhe ftesave private. Por politika amerikane, sidomos ajo e Donald Trump-it në vitin 2026, nuk funksionon me ndjenja, por me interesa shumë të ftohta. Dhe këtu nis pjesa që Rama nuk e thotë, por kush arrin të lexojë mes rreshtave e di mirë që interesi i Trump-it për Shqipërinë nuk ka të bëjë me ndonjë rol të Tiranës në botë, por me territore, pasuri dhe projekte konkrete. Sazani, dashuria me shikim të parë e Ivanka Trump-it dhe bashkëshortit Jared Kushner (edhe ky i fundit pjesë e bordit të Gazës, a i bën çudi kujt tani kjo ftesë?!) përfaqëson pikërisht atë Shqipëri që i intereson një biznesmeni-president si Trump: tokë, det, potencial turistik dhe një shtet të vogël që ndjek vijën amerikane pa kundërshtime dhe sigurisht pa kërkuar gjë në këmbim.

Për Ramën, sovraniteti dhe besnikëria gjeopolitike e Shqipërisë janë gjithnjë e më shumë në shitje, mjafton që çdo marrëdhënie politike të shitet si sukses personal. Edhe këtë ftesë për një bord paqeje Rama e trajton si triumf kombëtar, edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për një iniciativë ku Shqipëria është një nga shumë emra, jo ndonjë aktor kyç. Kryeministri flet për “respekt e vlerësim të veçantë”, ndërkohë që e njëjta ftesë u shkon dhjetëra liderëve të tjerë, një formalitet i rëndomtë.

Një kombinim pragmatik interesash, nga njëra anë projektet pompoze të Jared Kushner, nga krahu tjetër Rama pozon në fotografi me Trump duke shitur me fjalë të mëdha Shqipërinë si pjesë e historisë botërore. Kur diplomacia matet më shumë me superlativa sesa me rezultate, kur çdo ftesë rastësore shitet si epokale, rrezikojmë të mos dallojmë më se çfarë është vërtet interes kombëtar dhe çfarë është thjesht… një status i radhës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09