Flash

Gaza përfshihet nga bombardime, paralajmërohet uri masive

Lapsi.al 12 August 2025
Gaza përfshihet nga bombardime, paralajmërohet uri masive

Qyteti i Gazës ka rënë nën sulme ajrore të ashpra gjatë ditëve të fundit, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të kontrolluar nga Hamasi, ndërkohë që forcat izraelite po përgatiten për të marrë nën kontroll qytetin.

Zëdhënësi Mahmud Bassal deklaroi se zonat e banuara të Zeitoun dhe Sabra janë goditur prej tre ditësh me bomba dhe sulme me dronë, duke shkaktuar “shkatërrim masiv të banesave civile”, ndërsa banorët nuk mund të nxjerrin të vdekurit dhe të plagosurit nga rrënojat për shkak të intensitetit të bombardimeve.

Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Australia, Kanadaja dhe Japonia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se “uria masive po zhvillohet para syve tanë” dhe kërkuan veprime të menjëhershme për të shmangur një katastrofë humanitare.

Shtetet kërkuan masa të menjëhershme, të përhershme dhe konkrete për të lehtësuar hyrjen e ndihmave në Gaza. Izraeli, nga ana tjetër, mohon ekzistencën e urisë dhe akuzon agjencitë e OKB-së se nuk po marrin dhe shpërndajnë ndihmat që ndodhen në kufi.

Deklarata gjithashtu kërkoi ndalimin e përdorimit të forcës vdekjeprurëse pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave, ku më shumë se 1,300 palestinezë janë vrarë, sipas OKB-së, kryesisht nga ushtria izraelite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje që Izraeli të lejojë furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore për të përballuar situatën katastrofike shëndetësore para marrjes së kontrollit të qytetit të Gazës.

“Flitet se po lejohen më shumë ndihma humanitare, por kjo nuk po ndodh ose po ndodh shumë ngadalë,” deklaroi Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territoret palestineze.

Të hënën, kabineti i luftës i Izraelit votoi për të pushtuar qytetin e Gazës, vendim që u dënua në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë që nuk ka ende një datë të saktë për hyrjen në qytet, kryeministri Benjamin Netanyahu bëri të ditur të dielën se forcat izraelite kanë marrë urdhër të shpërbëjnë “dy fortesat e fundit të Hamasit” në qytetin e Gazës dhe zonën qendrore përreth al-Mawasit. Ai prezantoi një plan me tre hapa për të rritur ndihmën humanitare, duke përfshirë korridore të sigurta për shpërndarjen e ndihmave dhe më shumë hedhje ajrore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi, brenda 24 orëve janë sjellë në spitale trupat e 100 të vdekurve, përfshirë 31 të vrarë në pikat e ndihmave. Po ashtu, pesë persona kanë vdekur nga uria.

Izraeli po përballet me kritika në rritje për luftën 22-mujore me Hamasin, me ekspertë të OKB-së që paralajmërojnë për një uri të përhapur në territorin e rrethuar.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI