Flash

Flakët rrezikojnë spitalin e Delvinës, largohen bombulat e oksigjenit

Lapsi.al 12 August 2025
Flakët rrezikojnë spitalin e Delvinës, largohen bombulat e

Pamjet në videon më poshtë i përkasin Delvinës mbrëmjen e kësaj të marte, ku ngjan me një situatë apokaliptike nga zjarri që i është afruar spitalit të qytetit.

Burime bëjnë me dije se për të shmangur tragjedinë, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit nga spital, që të mos shkaktojnë shpërthime.

Nga pamjet shihet se flakët kanë rrethuar të gjitha lagjet e qytetit, teksa njerëzit e tmerruar vrapojnë dhe bërtasin.

Zjarri po shtrihet deri në lagjen ‘Llakë’ të qytetit, teksa aktualisht po punojnë 4 zjarrfikëse të Delvinës për shuarjen e flakëve, por duket e pamundur.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shmangur një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme, pasi zjarri po u afrohet edhe puseve të naftës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI