Flash

Rrjeti Global për Mediat e Pavarura: Të alarmuar nga bllokada e policisë ndaj News24

Lapsi.al 11 August 2025
Rrjeti Global për Mediat e Pavarura: Të alarmuar nga bllokada e

Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) shpreh shqetësim të thellë për rrethimin e godinës së Focus Media News nga policia, ku veprojnë media si News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

IPI kërkon sqarim të menjëhershëm për bazën ligjore të këtij veprimi, i cili ka penguar në mënyrë serioze punën e gazetarëve dhe ka cënuar lirinë e medias në Shqipëri.

Rrjeti i mediave të pavarura bën thirrje për respektimin e të drejtave kushtetuese dhe për garantimin e kushteve për një gazetari të lirë dhe të pavarur në vend.

“IPI është e alarmuar nga bllokada e policisë ndaj ndërtesës së Focus Media Group në Tiranë, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm të bazave ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën gazetareske”, thuhet ne reagim.

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI