Flash

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Në kërkim edhe djemtë e autorit (FOTO)

Lapsi.al 10 August 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Në kërkim edhe djemtë e

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në Gjilan.

Pasi publikoi më herët shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 22-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 20-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast. Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur ata.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, - apelon Policia.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI