Flash

Rrëfehet polici "hero i ditës": Veprova instiktivisht, askush s'më ndihmoi

Lapsi.al 9 August 2025
Rrëfehet polici "hero i ditës": Veprova instiktivisht,

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.

Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë. Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.

Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj.

Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë./LAPSI.al

Të këshilluara

Fundjava nis me temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ju...

08:29

Tiranë, i riu mbërrin i plagosur në spital

Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në v...

10:28

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI