Flash

Fatos Lubonja për rrethimin e News24: “Sulm banditesk nga banda e Edi Ramës”

Lapsi.al 9 August 2025
Fatos Lubonja për rrethimin e News24: “Sulm banditesk nga banda e Edi

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias, duke kujtuar edhe precedentë të mëparshëm.

“Kemi të bëjmë me një sulm jo të paprecedentë sepse precedentët Rama i ka rrjepur, boll t’ju kujtoj se unë punoj te News24 dhe para disa vitesh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku unë kam punuar atëherë, Agon Channel. Siç e dini, u bë gjyq në Amerikë për këtë punë, qeveria është dënuar me pagesën e qindra milionëve dhe asgjë s’ka ndodhur, në kuptimin e ndëshkimit të këtyre veprimeve, përkundrazi, përsëriten,” u shpreh Lubonja.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm ndaj medias, por për një veprim të koordinuar jashtë ligjit:

“Jo thjeshtë ndaj mediave, por në tërësinë e vet, ky është një sulm banditesk që kapërzen ligjin, nga një bandë me në krye Edi Ramën që e kapërzen ligjin, se këtu është problem.”

Në vijim, Lubonja iu referua deklaratës së Avokaturës së Shtetit:

“Nëse patë deklaratën e Avokaturës së Shtetit, aty flitet për një ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrative, që është 13 korriku. Por aty flet edhe për një shoqëri, ‘KAYO’ quhet, e cila është, siç u informova unë, kompani e prodhimit të armëve që i është dhënë në marrëveshje kontratë.”

Lubonja ngriti pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur kur tha se “Po mirë, si qenka vendosur në marrëveshje të jepet kjo, kur ti ke qenë në gjyq, dhe gjyqi ka mbaruar, i Gjykatës së Apelit kambarfuar në korrik, siç thoshte vetë Avokatura e Shtetit, dhe, mesa u informova unë, pas Gjykatës së Apelit shkon në Gjykatën e Lartë. Kjo është një gjë që është kundër ligjit. E dyta, çfarë është tjetër e kundërligjshme… është fakti se ajo është pronë e bashkisë dhe duhet të vendosë këshilli bashkiak a ka dhënë apo nuk ia ka dhënë KAYO-s, nuk vendos VKM-ja e kryeministrit. Ndërkohë që del që ka vendosur VKM-ja e kryeministrit, është e paligjshme. I është marrë këshillit bashkiak në mënyrë të paligjshme.”

Sipas tij, kontrata i jep kompanisë ‘KAYO’ edhe të drejtën për të ndërtuar kulla private në zonë: “E treta është që KAYO-ja, në pikat e saj të kontratave, ka edhe një të drejtë që, pasi ta marrë këtë, të japë çapje për ndërtim aty, për të ngritur kullë edhe atje, private, t’ja bëjë private me një fjalë.”

Në përfundim, Lubonja e lidh këtë situatë me mënyrën se si funksionon qeverisja e Edi Ramës: “Pra është komplet logjika sesi funksionon Edi Rama, duke thyer ligjet, duke mbajtur klientelat e veta dhe duke kryer një sulm ndaj një medieje që nuk e ka kontrolluar dot ai, ashtu siç do ai.”

Të këshilluara

Fundjava nis me temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ju...

08:29

Tiranë, i riu mbërrin i plagosur në spital

Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në v...

10:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI