Flash

Jessie J flet për operacionin e radhës mes betejës me kancerin

Lapsi.al 8 August 2025

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë një përditësim me ndjekësit e saj në Instagram ku tregon për përballjen  me sfidat shëndetësore, mëmësinë dhe rikthimin në muzikë .

“Më duhet edhe një operacion këtë vit. Mundem. Po rris një fëmijë të vogël. Mundem. Po publikoj muzikë të re. Mundem. ” shkruan 37-vjeçarja, e cila aktualisht është 7 javë pas operacionit për kancerin e gjirit.

Jessie J, e cila në qershor iu nënshtrua një mastektomie pas diagnostikimit me kancer të gjirit në fazë të hershme, tregoi gjithashtu se është ende në proces rikuperimi. Pak ditë më parë, ajo u shtrua në spital për një mpiksje të dyshuar gjaku, pas dhimbjeve të forta në kraharor.

Megjithatë, ylli i hitit “Bang Bang” po i përballon të gjitha me forcë dhe pozitivitet: “Kjo është jeta. Gjërat ndryshojnë dhe ne ose panikojmë e mërzitemi që nuk është siç e kishim planifikuar, ose PËRSHTATEMI.”

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI