Flash

PAMJET/ Personazhi i njohur i botës së krimit malazez i shpëton atentatit mafioz

Lapsi.al 8 August 2025
PAMJET/ Personazhi i njohur i botës së krimit malazez i shpëton

Personazhi i njohur i botës së krimit në Mal të Zi, Marko Ljubiša Kan i ka shpëtuar ditën e sotme një atentati mafioz. Sipas mediave malazeze, Kan po qëndronte në pishinën e një hoteli, teksa një person, i veshur si turist e qëllon me armë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat malazeze, autori shfaqet duke zbritur tinëz shkallët, e qëllon Kanin dhe largohet me shpejtësi. Edhe pse qëlloi shumë pranë, Kan nuk u plagos, duke i shpëtuar atentatit.

Khan është etiketuar si një person me rrezikshmëri, pasi emri i tij ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal "Škaljari", për të cilin gazeta "Vijesti" publikoi disa komunikime të Sky në të cilat grupi "Kavača" po planifikte vrasjen e tij.

Sipas të dhënave të njohura, ndaj Kan janë bërë të paktën tre atentate në shtator 2017 në Budva, në janar 2020 në Beograd dhe përsëri në mars të vitit pasardhës në metropolin e turizmit malazez. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI