Flash

Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5%

Lapsi.al 6 August 2025
Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%.

“Tek ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, derisa parametrat kryesorë stabiliteti ekonomik janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qendrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë “, u shpreh Guvernatori Gent Sejko.

Guvernatori deklaroi se vendimet e politikës monetare do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin për stabilitetit të çmimeve dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend.

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri në tremujorin e parë ka shënuar një rritje të lehtë në 2,3%, nga 2,1%.

“Hollimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3,4% në tremujorin e parë të vitit. Informacioni indirekt i zhvillimit ekonomik sugjeron ritme të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe shpenzimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve”, u shpreh Sejko.

Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të rikthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Sejko, deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, mbështetur nga turizmi, investimet dhe eksportet.

Aktiviteti ekonomik është zgjeruar me 3,4% në tremujorin e parë, ndërsa informacionet indirekte sugjerojnë ritme të ngjashme rritjeje edhe për tremujorin e dytë.

Kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet edhe në tremujorin e dytë, me një normë vjetore rritjeje prej 15,4%, duke mbështetur nevojat e bizneseve për investime dhe të familjeve për konsum dhe banesa.

Të këshilluara

Statuja që trazoi një qytet të tërë

Një statujë sirene do të hiqet nga Kopenhageni pas debatit të hapur për mënyrën si është paraqitur. Statuja u kritikua si "e shëmtuar dhe pornografike". Agje...

22:37

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI