Flash

The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Lapsi.al 6 August 2025
The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call.

Raporti fillon në fund të vitit 2021, kur një pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, e cila ka aftësi të mëdha në sigurinë kibernetike dhe luftën kibernetike.

Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane.

Takimi u zhvillua në selinë e Microsoft -it pranë Seattle-it. Komandanti i Njësisë 8200, Yossi Sariel, siguroi mbështetjen e Nadellës për një plan që do t’i jepte shërbimit të tij akses në një hapësirë të personalizuar dhe të izoluar brenda platformës Azure të Microsoft-it .

Sistemi palestinez i regjistrimit dhe ruajtjes së thirrjeve

Me kapacitetin praktikisht të pakufizuar të Azure , Njësia 8200 filloi të ndërtonte një mjet të ri, shumë ndërhyrës, për mbikëqyrjen masive . Është një sistem që regjistron dhe ruan miliona telefonata palestineze çdo ditë nga Gaza dhe Bregu Perëndimor.

Sipas raportit hetimor, sistemi i ruajtjes në cloud, i cili u vu në punë në vitin 2022, i lejon Izraelit të regjistrojë dhe të ruajë një vëllim të madh bisedash telefonike çdo ditë për periudha të gjata kohore.

Microsoft pretendon se Nadella nuk ishte në dijeni të llojit të të dhënave që agjencia izraelite planifikonte të ruante në Azure. Megjithatë, dokumentet dhe intervistat me 11 burime nga Microsoft dhe agjencitë ushtarake izraelite zbulojnë se Azure është përdorur për të ruajtur arkivin e gjerë të komunikimeve palestineze.

Të këshilluara

Statuja që trazoi një qytet të tërë

Një statujë sirene do të hiqet nga Kopenhageni pas debatit të hapur për mënyrën si është paraqitur. Statuja u kritikua si "e shëmtuar dhe pornografike". Agje...

22:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI