Flash

Celibashi: 1 971 fletë votimi të diasporës janë cilësuar të pavlefshme

Lapsi.al 19 May 2025
Celibashi: 1 971 fletë votimi të diasporës janë

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ku vijon numërimi i votave të diasporës. Celibashi ka bërë me dije se kanë mbetue ende 50 mijë fletë votimi për t'u numëruar. Më tej ka treguar se nga 201 mijë zarfe me fletët e votimit të dorëzuara nga DHL, 199 824 janë të vlefshme, ndërsa 1 971 fletë votimi janë të pavlefshme. Ai bëri me dije se ka nisur vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët.

“201 956 dërgesa apo dokumentacion zgjedhor unik të dorëzuar nga DHL-ja të KQZ. Zarfe të DHL-së të dërguar në KQZ, unike. Janë zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht fletën e votimit nëpërmjet këtij shërbimi. Janë 353 dërgesa të tjera postare unike, ku zgjedhësit kanë kthyer mbrapsht zarfin jo nëpërmjet DHL-së. Nga 353, 107 janë shqyrtuar e vlerësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në total, janë 202 063 numri i dokumentacionit zgjedhor që ka vlerësuar deri tani KQZ. Pra, kemi evituar termin zarfi A dhe zarfi B, sepse krijuan konfuzion për t’i kuptuar e interpretuar.

Shifra e fundit, është numri i dokumentacionit zgjedhor unik për çdo zgjedhës që ka shqyrtuar KQZ. Numri total i fletëve të votimit, jo çdo zarf ka patur në 100% të rasteve të tij zarfin B apo e anasjellta. Apo edhe zarfe që nuk kanë patur brenda fletën e votimit. 201 795 numri i fletëve të votimit, të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201 795 votues nga jashtë! Po ta vëreni dhe ta konstatoni, nga numri total i zarfeve të mbërritur, ato që janë shqyrtuar, ka kuptim logjik”, tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI