Flash

Përfundon numërimi për votimin brenda

Lapsi.al 14 May 2025
Përfundon numërimi për votimin brenda

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda vendi. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%.

Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme. KQZ njofton se procesi për votat nga jashtë vendit është ende në zhvillim, ndersa deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët. Gjithashtu KQZ bën të ditur se numërimi ka përfunduar plotësisht vetëm për qarkun Kukës.

Njoftimi:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.

• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI