Flash

Berisha ironizon Ervin Hoxhën: Ministri i Brendshëm votohet si ylli i burgut

Lapsi.al 13 May 2025
Berisha ironizon Ervin Hoxhën: Ministri i Brendshëm votohet si ylli i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha ironizoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha teksa tha se ky i fundit është më i preferuari mes të burgosurve, pasi mori shumicë votash nga votuesit e burgjeve. Ai shtoi se këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin kryeministri Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

"Unë kam sulmuar dhe do sulmoj dhe do shpall terroriste ato banda të cilat merren me rrëmbimin e votës. Nuk kam pasur asnjë të dhënë, se nuk kursej unë asnjë prej tyre. Por ama, për të sulmuar pa bazë, nuk sulmoj njeri. Dhe në qoftë se ndodh nga mosinformimi, unë të nesërmen kërkoj ndjesë. Unë nuk kam asnjë të dhënë, kam bërë fushatë atje dhe nuk kam pasur asnjë të dhënë se ata kanë shkuar me satër për t’u thënë që do u pres kokën nëse nuk bën këtë apo atë. Ka edhe të tjera banda në Shqipëri që nuk kanë pasur aktivitet elektoral.

A e morët vesh ju sa votuan në burgje? Ministri i brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felajn në burg. A ka vend në botë që votohet ministri i brendshëm përveçse në Shqipëri? Se është bandit si ata se nuk ka mundësi. Kjo duhet të jetë temë në të gjitha studiot. Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i burgut. 99 përqind e të burgosurve votojnë për PS-në. Rroftë partia që na burgosi.

A e kuptoni ju se çfarë zgjedhjesh janë këto? Kjo është Koreja e Veriut. Prisni se do dëgjoni, por ama beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute. Do jetë betejë fitimtare. Edhe njëherë, thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI