Flash

Blerje votash, GJKKO lë në masën 'arrest shtëpie' babain e kandidates së PSD

Lapsi.al 14 May 2025
Blerje votash, GJKKO lë në masën 'arrest shtëpie'

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për Pandeli Bozhën. Ky i fundit ishte arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Dyshohet se 70-vjeçari ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila ishte kandidate në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës. Sipas informacioneve nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje. Sakaq vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Ajo e cilëson rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI