Flash

Voton kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi: Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Lapsi.al 11 May 2025
Voton kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi: Qytetarët të marrin

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ushtruar të drejtën e tij të votës dhe në një prononimcim për mediat u ka bërë thirrje qyterarve që nuk kanë votuar që të dalin e të votojnë. Ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.

"Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor. Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor", tha Celibashi.

Ndërkaq raportohet se pjesëmarrja deri në orën 14:00 ka qenë 29.53% nga 2276 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI