Flash

Shpërthen dy herë bombola e gazit në Fier, përfundojnë në spital 4 persona

Lapsi.al 11 May 2025
Shpërthen dy herë bombola e gazit në Fier, përfundojnë

Një bombol gazi në Fier ka shpërthyer dy herë dhe për pak ka shkaktuar një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës” në banesën e shtetasit me iniciale E. H. Nga shpërthimi i bombolës ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë, i cili ndodhet në spital për mjekim.

Bombola ka shpërthyer për herë të dytë në momentin që në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse. Për pasojë janë dëmtuar 2 efektivët me iniciale Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi me iniciale Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Elbasan

Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me voti...

11:33

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI