Flash

Dhunoi gruan e fëmijët dhe qëlloi ndaj policëve, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 7 May 2025
Dhunoi gruan e fëmijët dhe qëlloi ndaj policëve, arrestohet

Një 45-vjeçari është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Gjatë ndërhyrjes në banesë ai ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të punonjëve të Policisë. Në operacion u sekuestruan arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm

Presidenti i përkohshëm i Rumanisë emëroi një kryeministër të ri të martën, një ditë pasi Marcel Ciolacu dha dorëheqjen pas dështimit të kandidatit të koalicion...

09:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI