Flash

Trump do t'i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

Lapsi.al 7 May 2025
Trump do t'i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet për “pagëzime” të reja pas atyre në Gjirin e Meksikës, me Associated Press që raporton se këtë herë në shënjestrën e tij është Gjiri Persik. Sipas AP-së, presidenti amerikan, gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e ardhshme, do të njoftojë se për SHBA-në nuk ka më një gjir me emrin Gjiri Persik.

Trump dëshiron të emërojë gjirin me emrin Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë. Kjo kërkesë është bërë së fundmi nga vendet arabe. Gjiri Persik e mori emrin në shekullin e 16-të, megjithëse të dy termat që Trump po përgatit të përdorë përdoren gjerësisht nga shtetet e Lindjes së Mesme. Në vitin 2012, qeveria iraniane kërcënoi të padiste Google kur kompania vendosi të mos e shfaqte emrin Gjiri Persik në të gjitha hartat e saj.

Të këshilluara

Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm

Presidenti i përkohshëm i Rumanisë emëroi një kryeministër të ri të martën, një ditë pasi Marcel Ciolacu dha dorëheqjen pas dështimit të kandidatit të koalicion...

09:01

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorin ku në zonat veriore – verilindore do të jenë në formë rrebeshi...

07:38

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut preku një minimum të ri historik ditën e martë, duke zbritur për herë të parë poshtë 98 lekëve. Rënia e kursit të Euros në ...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI