Flash

Në kërkim për trafik drøge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Britani

Lapsi.al 6 May 2025
Në kërkim për trafik drøge, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në vitin 2020, Gjykata e Fierit ka dënuar Ervis Vrenozin me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për ekstradimin e Vrenozit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86 l...

08:19

Parashikimi i motit: Rikthehen reshjet e shiut

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat d...

07:27

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI