Flash

Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

Lapsi.al 5 May 2025
Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.

“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (...) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social.

Ai u shpreh se vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët dhe kompanitë amerikane. Sipas tij, kjo është një përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, republikani ka urdhëruar hetime të shumta mbi "implikimet e sigurisë kombëtare" të importeve të të gjitha llojeve, nga gjysmëpërçuesit te metalet e rralla. Çdo hetim i kësaj natyre është hapi i parë i nevojshëm në mënyrë që presidenti amerikan të mund të vazhdojë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë që vendosin tarifa për produktet e importuara me arsyetimin se sasia e tyre që hyn në vend kërcënon sektorët përkatës amerikanë.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj mbi termat dhe kushtet për vendosjen e tarifave shtesë doganore për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së. Ky veprim përbën një përshkallëzim të ri të luftës tregtare që presidenti amerikan ka nisur kundër praktikisht të gjithë partnerëve të vendit të tij.

Kina, e cila është veçanërisht e shënjestruar nga Presidenti Trump në këtë fushë, njoftoi në fillim të prillit se do të zvogëlonte, "në mënyrë të matur", numrin e filmave amerikanë të shpërndarë në kinematë në territorin e saj, si pjesë e reagimit të saj ndaj vendosjes së tarifave ndëshkuese amerikane - shpesh penguese - për produktet e saj të eksportuara në tregun amerikan.

Pekini tashmë kufizon, duke përdorur një sistem kuotash, numrin e filmave të huaj të shpërndarë në kinematë në territorin kinez. Çdo reduktim i mëtejshëm i aksesit në këtë treg të veçantë kinez - i dyti më i madh në botë, pas SHBA-së, për sa i përket xhiros - do të godiste rëndë të ardhurat e studiove të Hollivudit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI