Flash

Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji

Lapsi.al 29 April 2025
Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me arritjet dhe planet në energji. Rama theksoi se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacidetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike. Sipas tij Shqipëria brenda kësaj dekade do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto. Gjithashtu Kryeministri theksoi se jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës.

“Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi.

Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës dhe me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.

Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se jemi afër pavarësisë së plotë të energjetikës së Shqipërisë. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI