Flash

Amnesty International: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen nga politika dhe krimi

Lapsi.al 29 April 2025
Amnesty International: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen

Amnesty International ka publikuar raportin 600 faqesh për vitin 2024-2025.

Organizata jo qeveritare me mision mbrojtjen e të drejtave njerëzore, drejtësinë e të vërtetën, ka publikuar analizën e të dhënave në 150 vende mes të cilave dhe Shqipëria.

Liria e medias dhe e profesionit të gazetarit është një tjetër temë shqetësuese në Shqipëri e analizuar nga Amnesty International.

"Gazetarët në Shqipëri kërcënohet si nga politika ashtu dhe nga krimi i organizuar", shkruhet në raport.

Ashtu siç ka sinjalizuar dhe Word Freedom Press Index i 2024, "Media në Shqipëri, kërcënohet nga interesat ekonomike e ato politike e ka një mungesë të një kuadri ligjor që rregullon këtë raport".

Gjithashtu dhuna seksuale e dhuna për shkak të gjinisë është një nga problematikat që ky raporti vë në qendër të analizës ndaj shoqërisë shqiptare.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 statistikat flasin për 686 gra të dhunuara në Shqipëri e 30% më shumë se një vit më parë pra më 2023.

"Mungon asistenca institucionale ndaj viktimave të kësaj dhune fakt që i detyron që shpesh herë të rikthehen tek abuzuesit e tyre", shkruan raporti.

Amnesty kujton faktin se ESC, Komuniteti Europian i Solidaritetit ka sinjalizuar disa muaj më parë se procedura për asistencë legale e gratis ndaj viktimave duhet rishikuar për t'i dhënë më shumë mundësi aksesi viktimave të dhunës shtëpiake.

Amnesty International sjell në vëmendje paktin Itali-Shqipëri, mbi ngritjen e kampeve të emigrantëve në Shqipëri e faktin e një regjimi burgosje arbitrare të azilantëve duke shkelur liritë e të drejtat e qënies njerëzore.

Shqetësim për ta shfaq gjëndja e të burgosurve në burgjet shqiptare ku ka një mbipopullim e mungesë shërbimi shëndetësor të përshtatshëm.

Për të burgosurit me probleme psiqike në spitalin e Lezhës mungon infrastruktura përshtatshme e personeli i specializuar.

Ekspertët e Amnesty International kanë evidentuar sjellje diskriminuese të shtetit ndaj personave të minorancës etnike me vështirësi në regjistrimin në gjendjen civile apo pajisjen me kartë identiteti që mund t'u ofrojë shërbimin publik.

Ndërsa për komunitetin LGBT, Amnesty International mbështet kërkesën e ekspertit të pavaruar të OKB i cili i kërkon qeverisë shqiptare ligje e politika që të njohin realitetin e personave të këtij komuniteti e stigmatizimin e diskriminimin shoqëror, shëndetësorë, në punësim e në jetën e përditshme./syri.tv

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI